ZYRTARE/ Tjetër shkodran për sulmin e Elbasanit, pas Hebajt vjen firma e radhës direkt nga Polonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 19:42

ZYRTARE/ Tjetër shkodran për sulmin e Elbasanit, pas Hebajt vjen firma e radhës direkt nga Polonia

Ardit Nikaj është transferuar tek Elbasani. Verdheblutë e prezantuan sot sulmuesin 24-vjeçar.

Screenshot 2026-06-11 194205

Nikaj bëhet sulmuesi i dytë shkodran, që firmos pas Rubin Hebajt. 24-vjeçari bashkohet pas eksperiencës me Uisla Krakov në ligën e dytë polake.

Nikaj ishte i huazuar nga Skënderbeu. Pas përfundimit të bashkëpunimit me polakët, është preferuar trasnferimi tek Elbasani me kontratë deri në vitin 2029.

Verdheblutë po përgatiten për Europën. Aty ku do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Screenshot 2026-06-11 193715

PANORAMASPORT.AL