VIDEO/ FIFA e detyroi, në Botëror shikohet për herë të parë rregulli që ndryshon futbollin
Meksika po fitonte 1 me 0 ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen hapëse të Botërorit, kur vendosi të kryente dy zëvendësime. Ajo që ndodhi ishte edhe për herë të parë në historinë e futbollit, pasi vetë FIFA ka ndryshuar rregullat.

Dhe pse Meksika po fitonte, lojtarët duhet të largoheshin menjëherë nga fusha e blertë. 65:18 tregonte kronometrazhi për zëvendësimin e parë, kur u krye edhe i dyti tregonte 65:30.
Në më pak se 15 sekonda u kryen dy zëvendësime, pikërisht për skuadrën që po fitonte. Kjo është edhe një nga risitë më të mëdha. Në raste të tilla më parë, rifillimi i ndeshjes mund të vonohej edhe për më shumë se një minutë.
Nëse tani ndodh, atëherë lojtari që do të aktivizohet duhet të presë. Dhe bëhet fjalë për 1 minutë penalizim.
Episodi me ndërrimet e Meksikës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













