Postuar: Qershor 11, 2026 | 21:26
Jo vetëm Murinjo, radha e liderit të Interit që të prezantohet te Reali. Bashkë me të edhe Silva
Zhoze Murinjo iu bashkua sot Realit. Kontrata u firmos deri në vitin 2029, ndërsa trajneri portugez fillon punën nga data 13 korrik. Ditë kjo që përkon me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Në Madrid janë thuajse të mbyllura dy marrëveshje. Denzel Dumfris transferohet nga Interi për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në anën tjetër edhe Bernardo Silva do të shtojë forcat tek ekipi i Murinjos. Pritej te Barcelona, por Reali u tregua më i vendosur për lojtarin që është pa kontratë.
Bëhet fjalë për dy lojtarë me eksperiencë. Këtë kërkon të shtojë Murinjo tek ekipi i Realit, që nuk fitoi trofe në dy sezonet e fundit.
PANORAMASPORT.AL













