ZYRTARE/ Klubi i Seria A ia kishte bërë të ditur, konfirmohet e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 17:36

ZYRTARE/ Klubi i Seria A ia kishte bërë të ditur, konfirmohet e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares

Ylber Ramadani do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, siç edhe ishte paralajmëruar deri tani. Mesfushori i Kombëtares e firmosi kontratën e re edhe për një sezon.

Screenshot 2026-06-11 173530

Ramadani pati një sezon të jashtëzakonshëm. 30-vjeçari ishte lojtari me më tepër distancë të përshkuar te Leçe, ndërsa klubi arriti mbijetesën.

Ramadani u afrua te Leçe thuajse tre vite më parë. Aktualisht është në kuotën e 104 ndeshjeve me klubin italian, por të gjitha gjasat janë që të bëhet ekipi ku regjistron më tepër paraqitje. Aktualisht është Vejle me 123 ndeshje.

Ramadani është titullar në mesfushën e Leçes. Vetëm sezoni 2024/25 ishte disi i vështirë për të, për shkak se humbi për një moment vendin e titullarit.

PANORAMASPORT.AL