Postuar: Qershor 11, 2026 | 17:20
VIDEO/ Supergol i lojtarit të Kombëtares U-17, shikoni realizimin me Bajern Mynih në Gjermani
Afrim Gashi do të luajë me Bajern Mynih U-19 në edicionin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U-17 është mjaft i vlerësuar te moshat e bavarezëve.

Gashi shënoi një supergol dhe Bajern Mynih vendosi ta shpërndante dje nga kampi i tij. Bëhet fjalë për një mbrojtës që tashmë është 1.91 metër i gjatë.
Te Bajerni ndërkohë është i lidhur me kontratë deri në vitin 2028, ndërsa prej vitesh stërvitet aty. Deri tani bëhet fjalë për një lojtar me shumë potencial.
Goli i Afrim Gashit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













