EKSKLUZIVE/ Surpriza e radhës vjen nga Dinamo, mesfushori shfaqet në radar për Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 16:49

EKSKLUZIVE/ Surpriza e radhës vjen nga Dinamo, mesfushori shfaqet në radar për Ilir Dajën

Gentrit Ramusa është dëshirë e Dinamos në merkaton e verës. “Panorama Sport” mëson se 22-vjeçari i Ferizajt mund të bëhet pjesë e ekipit të Ilir Dajës, duke përforcuar repartin e mesfushës për Europën.

Screenshot 2026-06-11 164706

Ramusa ka luajtur vetëm me Ferizajn në karrierën e ti, pikërisht që nga viti 2022j. Aty ku edhe pikërisht i përfundon kontrata pas këtij muaji.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, ndërsa është i gjatë 1.87 dhe këmba e tij e preferuar është e majta. Dinamo ndërkohë tregon sërish vlerësimin për tregun që ofron futbollistë të Superligës së Kosovës.

Hekuran Berisha nuk po kthehet vetëm nga huazimi. Bashkë me të ndodhet edhe Almir Ajzeraj, ndërsa Ramusa është emri surprizë që po ashtu pritet.

Screenshot 2026-06-11 164720

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL