SHBA nuk e pranoi për lidhje me grupin terrorist, UEFA i beson gjyqtarit somalez për finalen e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 16:20

SHBA nuk e pranoi për lidhje me grupin terrorist, UEFA i beson gjyqtarit somalez për finalen e rëndësishme

SHBA ka ndërmarrë nëj vendim të pzakontë duke kthyer në kufi gjyqtarin kryesor somalez Omar Artan, i cili ishte një nga më të mirët e CAF, Konfederatës të Futbollit Afrikan.

Screenshot 2026-06-11 161855

Ai është pyetur për orë të tëra në aeroport dhe ai ka deklaruar më pas se edhe e kishin marrë në pyetje edhe për lidhje të mundshme të tij me grupin terrorist Al Shabab. Edhe pse gjyqtari ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me të, autoritetet amerikane e kanë kthye mbrapsht.

Kujtojmë se kishte pasaportë diplomatike dhe një vizë të rregullt udhëtimi të lëshuar nga një ambasadë amerikane. UEFA ka surprizuar sot me vendimin e fundit.

Omar Artan do të gjykojë finalen e Superkupës së Europës, që do të luhet mes PSG dhe Aston Vilës. Ky takim është rezervuar për më 12 gusht.

PANORAMASPORT.AL