ZYRTARE/ Vendim i papritur i veteranit që la Kombëtaren shqiptare, prezantohet si përforcim të ekipi U23

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 15:10

ZYRTARE/ Vendim i papritur i veteranit që la Kombëtaren shqiptare, prezantohet si përforcim të ekipi U23

Klaus Gjasula ka nisur një aventurë të re në karrierë në moshën 36-vjeçare. Mesfushori i cili pas Euro 2024 vendosi t’i jepte lamtumirën Kombëtares shqiptare është prezantuar sot te klubi i njohur i Hofenhajm në Gjermani.

gjasula

Por ndryshe nga sa mund të mendohet, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë, por do të luajë me ekipin U23 të këtij klubi, për të ndihmuar me eksperiencën e tij që të rriten talentet e rinj.

“Përvojë për Hofenhajm II! TSG Hofenhajm po e forcon ekipin U23 me nënshkrimin e Klaus Gjasulës. 36-vjeçari do t’i bashkohet klubit në Kraihgau për sezonin 2026/27. Gjasula më parë kishte ndërprerë me marrëveshje kontratën e tij me klubin e Rot-Veis Esen, rivalin e Hofenhajm II në Ligën e Tretë”, shkruhej në njoftimin e klubit gjerman që zyrtarizonte transferimin e Gjasulës.

PANORAMASPORT.AL