EKSKLUZIVE/ Një mbrojtës e mbyll me Dinamon, edhe dy goditjet e bujshme të merkatos drejt largimit
Mbrojtësi Jorgo Meksi ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Dinamon, pasi kontrata e tij me klubin ishte drejt përfundimit dhe palët kanë vendosur të mos vijojnë më tej bashkëpunimin.

Vendimi vjen në mënyrë të dakordësuar, pa pasur probleme mes palëve, duke i hapur rrugë një ndarje të qetë në fund të sezonit. Meksi ka qenë pjesë e Dinamos në një periudhë ku skuadra ka kaluar ndryshime të rëndësishme në organikë dhe në objektiva. Ai ka kontribuar në disa ndeshje të sezonit, por nuk ka qenë gjithmonë zgjedhje fi kse në formacion, duke bërë që largimi i tij të konsiderohet pjesë e ristrukturimit të repartit difensiv.
Ndërkohë, në kampin blu ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Drejtuesit po bëjnë një analizë të detajuar të performancës së lojtarëve, me synimin për të krijuar një grup më konkurrues dhe më të balancuar fi nanciarisht. Burime pranë klubit bëjnë me dije se disa nga afrimet e sezonit nuk kanë dhënë impaktin e pritur në fushë, duke ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e tyre.
GUINDO DHE BERISHA- Në këtë kuadër Saliu Guindo dhe Bernard Berisha, janë dy lojtarë që mund të largohen nga Dinamo. Të dy sulmuesit erdhën me bujë të madhe në kryeqytet dhe drejtuesit ishin të bindur se kishin siguruar lojtarë që garantojnë gola dhe vazhdimësi, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo mund të sjellë një divorc të parakohshëm.
Kështu, drejtuesit e Dinamos pritet të marrin vendime në ditët dhe javët në vijim, në lidhje me të ardhmen e tyre në skuadër. Objektivi kryesor mbetet riorganizimi i ekipit dhe krijimi i një organike më efi kase për sezonin e ri, ku natyrisht objektiv nuk do të jetë më Kupa. Dinamo synon të hyjë në sezonin e ardhshëm me një projekt më të qartë dhe më të konsoliduar, ku prioritet do të jetë titulli kampion, por fi llimisht do të punohet për të arritur sukses në Ligën e Konferencës.
ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL













