VIDEO/ Anglia fiton miqësoren e fundit, “tre luanët” vuajnë rregullin e 30 minutave që do bëhet makth gjatë Botërorit
Anglia ka fituar me shifrat 3-0 ndeshjen e saj të fundit përgatitore para startit të Botërorit, duke mposhtur Kosta Rikën në Orlando në një ndeshje ku ekipet iu desh t’i nënshtroheshin rregullti të 30 minutave.

Para sfidës, mbi stadium kaloi një stuhi me rrebesh shiu dhe me rrufe, që detyroi shtyrjen e fillimit të miqësores me 1 orë, derisa të largohej plotësisht rreziku i rrufeve. Rregulli i 30 minutave parashikon që ndeshja mund të fillojë 30 minuta pasi të ketë rënë rrufeja e fundit në një rreze prej 13 kilometrash.
Rajs u dha avantazhin “tre luanëve” me golin e tij në minutën e 9-të falë asistit të Gordon. Më pas ishte ky i fundit, blerja më e re e Barcelonës, ai që shënoi golin e 2-0 kur regjistrohej minuta e 68, para se Uotkins të shënonte golin e 3-0 në minutën e 87.
SHIH VIDEON
Tuhel bëri këtu provat e ekipit të tij, me Bellingam si organizator e Gordon në të majtën e sulmit, duke lënë jashtë emra si Roxhers e Rashford. Ekipi prodhoi shumë raste, por kishte vështirësi në finalizimin e tyre. Megjithatë, “tre luanët” do të kenë mundësi të përmirësojnë manovrën deri më datë 17 qershor, kur në orën 22:00 do të debutojnë përballë Kroacisë.
PANORAMASPORT.AL













