EKSKLUZIVE/ “Kishte ardhur koha që të kthehesha”, Rubin Hebaj tregon ambiciet tek Elbasani: Kur një ekip merr pjesë në Europë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 9:25

EKSKLUZIVE/ “Kishte ardhur koha që të kthehesha”, Rubin Hebaj tregon ambiciet tek Elbasani: Kur një ekip merr pjesë në Europë…

Rubin Hebaj është një nga goditjet më të rëndësishme të Elbasanit në këtë merkato vere. Sulmuesi shkodran rikthehet në futbollin shqiptar pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme jashtë vendit, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme të Europës, Azisë dhe Afrikës, duke pasuruar ndjeshëm karrierën e tij dhe duke fituar disa trofe.

Screenshot 2026-06-09 200601

Pas triumfit në Kupën e Kazakistanit me Tobol Kostanay dhe aventurave në Ukrainë, Slloveni, Arabi Saudite, Maqedoninë e Veriut, Uzbekistan dhe Tunizi, Hebaj ka zgjedhur projektin verdheblu për kapitullin e ri të karrierës së tij. Pjesëmarrja e Elbasanit në arenën europiane dhe ambiciet e klubit kanë qenë faktorë të rëndësishëm në këtë vendim.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 27-vjeçari fl et për arsyet që e bindën të fi rmosë me Elbasanin, objektivat personale, projektin e klubit, pritshmëritë për sezonin e ri dhe mesazhin që ka për tifozët verdheblu. Sulmuesi premton maksimumin në fushë, duke theksuar se synimi i tij është të ndihmojë ekipin me gola, sakrifi cë dhe eksperiencën e fi tuar ndër vite jashtë Shqipërisë.

Si erdhi vendimi për t’iu bashkuar Elbasanit dhe çfarë të bindi më shumë?
Në fakt, kisha shumë kohë që luaja jashtë Shqipërisë, në kontinente dhe kampionate të ndryshme, duke fi tuar eksperienca të rëndësishme. Mendova se kishte ardhur momenti për t’u rikthyer, për të rigjetur veten dhe për të ndihmuar një klub ambicioz si Elbasani. Bisedat me drejtuesit më dhanë besim të plotë te projekti që po ndërtohet dhe kjo më bindi të pranoja këtë sfidë.

Sa ndikoi pjesëmarrja e klubit në garat europiane në vendimin tënd?
Sigurisht që ka ndikuar. Kur një ekip merr pjesë në kompeticionet europiane, pritshmëritë dhe ambiciet janë më të mëdha. Të luash në Europë është gjithmonë një motivim shtesë për çdo futbollist dhe besoj se do të jetë një eksperiencë shumë e rëndësishme edhe për ne.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL