Fitoi dy tituj kampion me Egnatian, sulmuesi i jep lamtumirën skuadrës rrogozhinase
Mohamed Jahaja i ka dhënë lamtumirën ekipit të Egnatias, që ka zyrtarizuar larimin e tretë gjatë ditës së sotme nga rrogozhinasit.

Pas Buriç dhe Poçit, të cilët ishin afruar në verën e vitit të kaluar, nga skuadra është larguar edhe Jahaja i cili në fakt ishte transferuar dy sezone më parë me objektivin që të bëhej alternativë e Bakajoko.
Lojtari nuk përmbushi pritshmërinë që kishte ndaj tij dhe tashmë rrogozhinasit i kanë dhënë lamtumirën, të zyrtarizuar me një njoftim në rrjete sociale.
“Faleminderit, Mohamed Jahaja! Përkushtimi, sakrifica dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Të urojmë suksese në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde”, shkruante klubi rrogozhinas që po vazhdon spastrimet e lojtarëve që kanë dalë jashtë planeve të trajnerit Nevil Dede.
PANORAMASPORT.AL













