Orges Shehi hedh sytë nga Superiorja, merr një kampion për të përforcuar kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 11:09

Orges Shehi hedh sytë nga Superiorja, merr një kampion për të përforcuar kryeqytetasit

Orges Shehi duket se po synon që të përforcojë Prishtinën me elementë që i njeh dhe që mendon se janë në lartësinë e duhur për të ndihmuar klubin e tij të kthehet përsëri në majën e futbollit kosovar.

poci

Pas akordit me Kastriot Selmanin, mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Shehi ka piketuar një tjetër futbollist nga radhët e Egnatias. Ashtu siç raportoi “Panorama Sport”, Anio Poçi i ka dhënë lamtumirën rrogozhinasve dhe tashmë mund të cilësohet një lojtar i lirë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e Prishtinës.]

Bisedimet mes palëve kanë filluar dhe parashikohet që së shpejti Poçi të firmosë me kryeqytetasit për t’u bërë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL