Veprimi i fundit nuk i pëlqen aspak Realit, largohet Vinicius: Zgjedh rivalët e madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 16:34

Veprimi i fundit nuk i pëlqen aspak Realit, largohet Vinicius: Zgjedh rivalët e madrilenëve

Vincius do të largohet nga Real Madrid. “Galaktikët” do ta shesin brazilianin në këtë merkato vere, pasi sulmuesi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

vinicius-junior-real-madrid-2024-2025-1728562846-150927

Me vetëm një vit të mbetur, Reali është i detyruar të mos e humbasë Viniciusin me parametra zero. Një ndër klubet më të interesuara është Mançester Siti.

Reali shpenzoi 45 milionë euro për të blerë kartonin nga Flamengo në vitin 2018. Transferimi rezultoi i duhuri.

25-vjeçari ka patur dy sezone të vështira. Pas dëshirës për të fituar Topin e Artë, asgjë nuk ka shkuar si duhet.

PANORAMASPORT.AL