Juventusi ndjek rrugën e Milanit, shkarkohet edhe “i paprekshmi” pas dështimit epik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 17:06

Juventusi ndjek rrugën e Milanit, shkarkohet edhe “i paprekshmi” pas dështimit epik

Damien Komoli e ka mbyllur si CEO i Juventusit. Ky është vendimi i fundit dhe i konfirmuar, për të cilin mungon vetëm zyrtarizimi.

Screenshot 2026-06-11 170458

Sot është mbajtur një takim i shkurtër ku palët morën vendimin. Komoli qëndroi vetëm një vit në pozicionin e drejtorit ekzekutiv.

Pronari Xhon Elkan u trondit pas sezonit të dështuar ku Juve mbeti pa Champions. Për këtë është ssakrifikuar Komoli.

Trajnerit Luçiano Spaleti do i besohet më shumë për merkaton. Ndërkohë mund të rikthehet Xhovani Karnevali, ndërsa Kielini do të merrte më tepër përgjegjësi.

Juve ndjek një rrugë të ngjashme me Milanin pas shkarkimit. Kujtojmë se kuqezinjtë larguan Furlanin.

PANORAMASPORT.AL