ZYRTARE/ Nuk kishte dyshime, ish-lojtari i Skënderbeut largohet nga Vllaznia pas përfundimit të kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 19:30

ZYRTARE/ Nuk kishte dyshime, ish-lojtari i Skënderbeut largohet nga Vllaznia pas përfundimit të kontratës

Melos Bajrami e ka mbyllur zyrtarisht me Vllazninë. Mbrojtësi publikoi një postim në rrjetet e tij sociale. 

Screenshot 2026-06-11 193004

“Pas dy viteve të paharrueshme, ka ardhur koha të them lamtumirë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, drejtuesve dhe tifozëve për mbështetjen, respektin dhe kujtimet që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Vllaznia do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan Bajrami.

24-vjeçari qëndroi për dy sezone me Vllazninë. Dhe pse titulli kampion ishte pranë, nuk u arrit. Bajrami më parë kujtojmë se luante edhe me Skënderbeun.

Screenshot 2026-06-11 192221

PANORAMASPORT.AL