Pas sezonit të vështirë, drejtori i Kukësit konfirmon të ardhmen: Vazhdoj të marr mesazhe, por nuk jam më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 21:40

Pas sezonit të vështirë, drejtori i Kukësit konfirmon të ardhmen: Vazhdoj të marr mesazhe, por nuk jam më

Asuel Dervishaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, që e ka mbyllur përfundimisht me Kukësin. Palët ndanë rrugët pas sezonit të vështirë ku u sigurua mbijetesa në Kategorinë e parë.

Screenshot 2026-06-11 213321

Dervishaj shkruan: “Meqenëse vazhdoj të marr mesazhe nga menaxherë, trajnerë dhe lojtarë, ju informoj se nuk jam më drejtor sportiv i FK Kukësit.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj lojtarët, stafin dhe Armata e Veriut për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen. Ju uroj suksese dhe vetëm më të mirat në vazhdim”.

Emërimi i tij erdhi në janarin e vitit 2025. Ky ishte edhe sezoni më i vështirë i Kukësit në vitet e fundit, ndërsa përmes “play out” shpëtoi nga rënia.

PANORAMASPORT.AL