Në Meksikë “fluturuan” për ndeshjen hapëse, nuk do ta besoni sa kartonë të kuq u dhanë në gjithë Botërorin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 23:16

Në Meksikë “fluturuan” për ndeshjen hapëse, nuk do ta besoni sa kartonë të kuq u dhanë në gjithë Botërorin e kaluar

Meksika e fitoi me rezultatin 2-0 sfidën e parë të Botërorit. Përballë kishte Afrikën e Jugut, që pësoi nga një gol për secilën pjesë.

Screenshot 2026-06-11 231321

Pjesa e dytë në Meksikë u bë pjesë e historisë. Kjo pasi u regjistrua tre kartonë të kuq, që u dhanë menjëherë. Për një prej tyre duhej ndërhyrja e VAR.

Në Botërorin 2022 ndërkohë u dhanë vetëm katër kartonë të kuq në total, ndërsa u luajtën plot 64 sfida. Një ndryshim që bie në sy menjëherë.

Ky është një Botëror rekordesh. Kujtojmë se për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra dhe janë tre vende organizatore.

PANORAMASPORT.AL