“Sota sakrifikoi sot dhe e falenderoj”, Tetova pas fitores kundër Elbasanit: Jam i kënaqur me atë që dha skuadra sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 19:30

“Sota sakrifikoi sot dhe e falenderoj”, Tetova pas fitores kundër Elbasanit: Jam i kënaqur me atë që dha skuadra sot

Egnatia mori një fitore të madhe në transfertën me Elbasanin dhe pas sfidës foli trajneri Edlir Tetova.bandicam 2025-02-09 19-21-19-754“Sot me këtë fitore mendoj që është ecuria më e mirë, në 8 fitore radhazi asnjë fitore nuk kemi marrë si kjo. Nuk dhashë komanda për manovër, kemi punuar në tabelë, por jo në fushë me Sotën dhe gjej mundësinë ta falenderoj që sakrifikoi sot. Skuadra ime ka shumë punë në shpejtësinë e veprimit. Mendoj që ne duhet të jemi më të fokusuar tek ajo që do të shfaqet në fund të kampionatit. Mendoj që në pozicione të reja Zejnullai dhe Sota, duhet të jemi të kënaqur me atë që dha skuadra sot. Nuk kam pasur mundësi shumë që të lëviz lojtarë dhe jemi të kënaqur për këto 3 pikë sot”, tha ai për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL