Postuar: Shtator 14, 2025 | 8:22
SOT, ORA 19:00/ Mbyllet java e tretë e Superiores, dy sfida premtojnë emocione
Sot do të luhen edhe dy takimet e mbetura për javën e tretë të Superiores. Elbasani do të presë Dinamon, ndërsa Teuta sfidon Vorën.

Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 19:00. Elbasani-Dinamo luhet në “Elbasan Arena”, stadium që i ka buzëqeshur dinamovitëve në sezonin e kaluar.
Teuta pret Vorën në “Niko Dovana”, i cili pritet të ketë një atmosferë të ndezur. Durrsakët kanë kërkuar mbështetjen e tifozëve gjatë kësaj kohe.
AXHENDA, 14 SHTATOR
Elbasani – Dinamo, ora 19:00 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Teuta – Vora, ora 19:00 (Stadiumi “Niko Dovana”)
PANORAMASPORT.AL













