Skuadra e ish-lojtarit të Kombëtares tremb Partizanin, nëse “demat” kalojnë turin e parë në Ligën e Konferencës…
Partizani u njoh me kundërshtarin në turin e parë të Ligës së Konferencës. Kryeqytetasit do të sfidojnë Nome Kaljun nga Estonia.

Në këtë ndeshje do të futen në fushë si skuadër favorite nga shorti. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse kalojnë në turin e dytë. Skuadra fituese e këtij çifti, për shkak të koeficientit të Partizanit, renditet në vazon e favoritëve të turit të dytë. Këtë herë llogaritë ndryshojnë dhe sigurisht që gjërat vështirësohen.
Në rast se “demat” kalojnë mund të përballen me Hamarbi të Suedisë, Akurejri, me një nga fituesit e çiftit St. Patrik-Hegelman ose Luksemburg-Dila Gori. Duke qenë se Legia Varshavë dhe Aktobe luajnë në Ligën e Europës, kush humbet prej këtyre zbret në turin e dytë në Ligën e Konferencës. Dhe Legia do të ishte një kundërshtar i fortë për të kuqtë. Rikujtojmë që lojtari i Kombëtares, Ernest Muçi ka qenë pjesë e Legias së Varshavës, një kundërshtar i fortë.

Një nga ekipet nga numri 6-10 mund të përballet me Partizanin në turin e dytë
PANORAMASPORT.AL













