Skenari/ Vetëm Vllaznia mund t’i heqë nga duart 100 milionë Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2025 | 9:15

Skenari/ Vetëm Vllaznia mund t’i heqë nga duart 100 milionë Egnatias

Egnatia po tregohet “kryefjalë” e futbollit shqiptar, për të dytin sezon radhazi. Kampionëve të Shqipërisë u mjaftoi barazimi ndaj Skënderbeut, për të siguruar avantazhin e dy vendeve të para në “Final Four”.egnatiaNë finalen e madhe Egnatia mund të kalojë edhe me barazim në gjysmëfinale. Ky është avantazhi i siguruar nga djemtë e drejtuar nga Tetova. Tashmë lufta e vetme qëndron me Vllazninë për vendin e parë.

Shkodranët ndodhen 3 pikë larg dhe për të marrë vendin e parë, duhet që java e fundit të flasë për ta. Egnatias do i mjaftonte një barazim ndaj Teutës për të siguruar gjithçka në ndeshjen e saj. Në anën tjetër, Vllaznia mund të bëjë llogaritë vetëm me fitoren ndaj Laçit dhe humbjen e Egnatias. Janë 3 gola për t’u rikuperuar ndaj kampionëve në skenarin që duket mjaft i vështirë për t’u realizuar.

Në rast se golavarazhi dhe pikët janë njësoj, atëherë Vllaznia ka më tepër gola të shënuar dhe do të merrte vendin e parë. Nëse Teuta do të luajë pa objektiva ndaj Egnatias, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Laçin. Këto të fundit mund të shpresojnë te mrekullia për të mos rënë, vetëm përmes fitores ndaj kuqebluve.

Kujtojmë ndërkohë se vendi i parë është i rëndësishëm në Superiore përgjatë kampionatit të rregullt. Kjo pasi siguron 100 milionë lekë të vjetra nga FSHF-ja.

PANORAMASPORT.AL