Situata te Vllaznia, shkodranët me 11-shen më të mirë edhe kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2025 | 16:01

Situata te Vllaznia, shkodranët me 11-shen më të mirë edhe kundër Dinamos

Vllaznia ka pasur një ecuri shumë të mirë në 2025-ën mes kampionatit dhe Kupës.VLLAZNIAKuqeblutë kanë pësuar vetëm humbjen 0- 2 ndaj Egnatias në Shkodër, në ndeshjet e tjera kanë treguar stabilitet. Një element që i ka munguar në pjesën e parë të sezonit, ku kjo skuadër ka shfaqur ulje-ngritje.

Dhe kjo formë dhe stabilitet i shkodranëve duket se vjen nga fakti se grupi i futbollistëve është thuajse i plotë. Në këtë situatë trajneri Brdariç nuk është i detyruar ta ndërrojë formacionin në çdo ndeshje për shkak mungesash. Tashmë ata kanë një formacion “tip”, që po automatizohet nga ndeshja në ndeshje.

Edhe ndaj Dinamos pritet konfirmimi i 11-shes së javëve të fundit. Vllaznia nuk ka lojtarë të pezulluar apo të dëmtuar momentalisht.

PANORAMASPORT.AL