Situata me “Selman Stërmasin”, Dinamo rikthehet si mysafire
Tirana do të presë Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”, që këtë sezon i ka parë të dyja skuadrat të luajnë si pritëse.

Dinamo në fakt ka luajtur shumë pak sfida në “Selman Stërmasi”, ku ka pritur Flamurtarin e Bylisin këtë sezon dhe ka fituar ndaj kuqezinjve ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në stadiume të tjera. Dinamo kishte një marrëveshje për të zhvilluar ndeshjet e saj në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do ta ndante me Tiranën, e madje edhe reklamat në stadium janë të të dyja klubeve.
Por situata ka ndryshuar dhe tani Dinamo po i luan ndeshjet e saj në stadiumin “Air Albania”, aty ku natyrisht pagesa për të përdorur stadiumin është shumë e lartë. Megjithatë, fakti që Dinamo ka një skuadër që di të luajë topin dhe ta qarkullojë, terreni i përshtatshëm si fusha “Air Albanias” e ndihmon për t’u shprehur më mirë.
Disa herë këtë sezon, Dinamo ka luajtur në “Elbasan Arena”, stadium që i ka dhënë fat pasi edhe trofeun e parë pas rikthimit të elitë, e ka fituar pikërisht në Elbasan, duke mundur me penallti skuadrën e Egnatias, që ishte fituese në fuqi dhe kampione.
PANORAMASPORT.AL













