SITUATA/ Kupa e Shqipërisë po djeg sërish skemën “Final Four”, katër ekipe presin shortin për gjysmëfinalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 22:33

SITUATA/ Kupa e Shqipërisë po djeg sërish skemën “Final Four”, katër ekipe presin shortin për gjysmëfinalet

Sot u vendosën katër ekipet gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë. Surpriza e vetme mund të konsiderohet Elbasani, që eliminoi Partizanin duke i përmbysur avantazhin e ndeshjes së parë. Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia bënë detyrën duke plotësuar katërshen gjysmëfinaliste.

kupa-68

Për fazën gjysmëfinale do të ketë short të lirë. Ndeshjet janë sërish me sistem vajtje ardhje.

Formula e “Final Four” ndërkohë mbetet sërish në rrezik dështimi, sa i përket luftës për Europën. Kjo pasi katër ekipet që ndodhen aktualisht në zonën “Final Four”, janë edhe në gjysmëfinale.

Vetëm Dinamo duket se e ndjen disi presionin, për të pasur më tepër sukses në Kupë. Kjo pasi përmes fitimit të saj sigurohet edhe Europa. Ekipi i Ilir Dajës numëron aktualisht po aq pikë sa Partizani, ndërsa Teuta ndjek me 5 pikë më pak.

PANORAMASPORT.AL