Situata e merkatos te Dinamo, blutë studiojnë një goditje të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 21:12

Situata e merkatos te Dinamo, blutë studiojnë një goditje të fundit

Dinamo është barazim 1-1 në merkaton e dimrit deri tani, kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja zyrtare e saj. Nga blutë është larguar mbrojtësi kroat, Mateo Muzek, dhe është afruar mesfushori Fjoart Jonuzi.

ilir daja

Trajneri Ilir Daja ka në dispozicion një skuadër të kompletuar për momentin, por pritet që deri më 31 janar klubi kryeqytetas të bëjë edhe ndonjë lëvizje të fundit. Drejtuesit e Dinamos duan që të mos i lënë asgjë mangët ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, ndaj dhe po shohin ndonjë alternativë që mund të jetë e vlefshme.

Ata në fakt po tregohen shumë të kujdesshëm, pasi nuk duan thjesht të plotësojnë numrin, por të shtojnë kualitetin në grup. Po ashtu, blutë duan që të jenë të përgatitur për çdo rast, nëse do të ketë ndonjë largim nga ata që janë aktualisht në organikë. Pistat ku është fokusuar klubi në merkato janë mbrojtja dhe sulmi, pasi mesfusha duket e plotësuar me afrimin e Jonuzit. Mbetet të shihet tani se çfarë surprize mund të ketë në kampin dinamovit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"