Shtatë herë përballë, Partizani e Vllaznia kërkojnë “hakmarrje” në Final Four

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2025 | 11:05

Shtatë herë përballë, Partizani e Vllaznia kërkojnë “hakmarrje” në Final Four

Një precedent i veçantë dhe i rrallë u shënua ditën e djeshme gjatë shortit të hedhur për fazën “Final 4” në ambientet e FSHF-së. Egnatia-Partizani dhe VllazniaDinamo janë dy çiftet gjysmëfinaliste që do të luajnë më 4 dhe 5 maj.

final-41-685x450

Këtë sezon, këto do të jenë përballjet e shtata mes tyre, pasi janë ndeshur katër herë në kampionat dhe dy herë në Kupën e Shqipërisë. Sa i përket duelit Egnatia-Partizani, të kuqtë u eliminuan nga Kupa pas kohës shtesë, ndonëse kishin fituar duelin e parë.

Ndërkohë përballjet në kampionat flasin për Partizanin që ka mundur të fitojë dy, ndërsa Egnatia një dhe një tjetër ka përfunduar në barazim. Kujtojmë se finalja e sezonit të kaluar për titullin kampion ishte mes tyre, ku rrogozhinasit ia dolën të ngrinin lart trofeun pas fitores minimale 1-0. Tashmë, i njëjti duel përsëritet në gjysmëfinale, por me dallimin e vetëm që Partizanit nuk i bën punë barazimi, por vetëm fitorja, sepse ndryshe, më tej kalon Egnatia, e cila është e avantazhuar nga renditja pas katër fazave kampionat të rregullt. Takimi do të luhet më 5 maj, në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

VLLAZNIA-DINAMO

Dueli tjetër është VllazniaDinamo. Shkodranët do të duan “hakmarrjen” ndaj bluve pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ata do të kërkojnë finalen për të marrë titullin kampion.

Ashtu si çifti tjetër gjysmëfinalist, edhe këto dy ekipe do ta kenë përballjen e shtatë të sezonit, ndërsa tri fitore i ka marrë Dinamo dhe një Vllaznia. Dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Në ndryshim nga vjet, shkodranët tashmë kanë barazimin si favor, kjo për shkak se e mbyllën kampionatin në vendin e dytë. Ndërkaq, ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet në datën 9 maj, ndërsa finalja në 12 maj.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL