Shqiptari që po mahnit Amerikën, bëhet i Vllaznisë në momentin më të mirë
Adri Mehmeti është talenti shqiptar më i përfolur në moshën 16-vjeçare. Mesfushori luan si titullar me ekipin e parë të Nju Jork Red Bull në MLS. Pritshmëritë për lojtarin që vendosi të largohet nga moshat e Shqipërisë për të përfaqësuar Amerikën, janë të larta.

Së fundmi janë publikuar foto dhe video të Mehmetit me fanellën e Vllaznisë. Numri që mban është 6, i cili përkon me atë të Ardit Krymit te kuqeblutë. (VIDEO)
16-vjeçari regjistroi dy asistime në dy javët e para ku u korrën edhe fitore. Disa klube me emër në Europë po e monitorojnë gjatë kësaj kohe.
Me Shqipërinë U-15 luante tri ndeshje. Në anën tjetër ishte Amerika U-15 që e afroi më pas, dhe ku regjistron paraqitjen e fundit para dy viteve.
PANORAMASPORT.AL













