Shpërblimet/ Egnatia më e fituara, ja sa marrin skuadrat shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2025 | 23:23

Shpërblimet/ Egnatia më e fituara, ja sa marrin skuadrat shqiptare

Egnatia është kampionia e Shqipërisë dhe, përveç titullit, është ajo që do të marrë edhe “thesarin” nga Europa. Skuadra kampione ka të sigurta 1.11 milionë euro vetëm nga UEFA.

Superiore

Në këtë shifër do të konsideroheshin shpërblimet për pjesëmarrjen në Champions dhe eliminimi në raundin e parë, si dhe pjesëmarrja në Ligën e Konferencës dhe të luajturit në raundin e dytë. Në rast kualifikimi në grupe, objektivi i madh i drejtuesve, shifrat do t’i kalonin 3 milionë eurot. Me triumfin në “Final 4”, Egnatia siguroi edhe 100 mijë euro nga FSHF-ja si kampione e Shqipërisë.

Sakaq, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo do të përfaqësohen në Ligën e Konferencës, ku fitimet janë ndjeshëm më të ulëta. Ata kanë të sigurta vetëm 325 mijë euro, teksa kjo shifër rritet ndjeshëm në rast se kalohen turet.

fitimet e klubeve

PANORAMASPORT.AL