Sfidat e Kombëtares U-19 në Bullgari, FSHF publikon listën ku mungojnë dy talente nga futbolli italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 10:43

Sfidat e Kombëtares U-19 në Bullgari, FSHF publikon listën ku mungojnë dy talente nga futbolli italian

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën me 20 lojtarët e ftuar për miqësoret e Kombëtares U-19. Janë rezervuar dy takime me Bullgarinë U-19 në transfertë.

shqiperia u19 kombetarja u19

Trajneri Fatjon Tafaj ka preferuar shtatë lojtarë nga vendi. Të tjerët janë ftuar nga jashtë Shqipërisë. Gabriel Kulla dhe Arman Durmishi janë mungesat nga Italia që bien në sy.

NJOFTIMI I FSHF

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 4 dhe 7 qershor në transfertë, në kompleksin “National Football Base”.

Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Tafaj, skuadra kuqezi do të nisë grumbullimin të hënën direkt në Bullgari, aty ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në kuadër të këtyre dy sfidave miqësore.

Stafi teknik ka bërë publike edhe listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. Shtatë lojtarë aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë me klube dhe akademi jashtë vendit, në kampionate europiane.

Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar dhe vlerësuar gjendjen e grupit, si edhe për të vijuar përgatitjet në prag të raundit të ardhshëm të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Bullgari vs Shqipëri
4 qershor, 18:00, “National Football Base”

Bullgari vs Shqipëri
7 qershor, 10:30, “National Football Base”

LISTA-U-19_WEBTW-2048x1152 (1)

PANORAMASPORT.AL