“Selman Stërmasi”, hapet gara për projektin dhe ndërtuesin e stadiumit/ Ja plani për impiantin
Në faqen e “Albanian Invesmet Corporation” është publikuar një detaj nga projekti i ri i këtij stadiumi. Hapja e garës me objekt “Rinovimi i Zonës së Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Një projekt investimi që ndërthur historinë me inovacionin për të krijuar një hapësirë moderne dhe funksionale për komunitetin dhe sportin. Ky njoftim i procedurës konkurruese hap fazën e parë të procedurës konkurruese për përzgjedhjen e Partnerit. Në këtë fazë do të kualifikohen 5 (pesë) kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit. Ofertat financiare të paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 45% (dyzet e pesë përqind) e sipërfaqes totale të zhvillimit në pronën shtetërore (prona shtet, prona e Korporatës dhe prona e Bashkisë Tiranë).
Vlerësimi i propozimit kryhet në dy etapa nëpërmjet një konkursi të hapur publik në praninë e një jurie ndërkombëtare. Në etapën e parë vlerësohen projekt-idetë arkitekturore dhe jepen çmimet p?r 5 projekt-idetë e propozuara arkitekturore për një sipërfaqe maksimale për t’u projektuar prej rreth 120,000 metra katrorë.
Në etapën e dytë vlerësohen ofertat financiare në zbatim të metodologjisë së përzgjedhjes së kandidatit fitues të kontratës përcaktuar, ku vlen të theksohet se kriteri përzgjedhës është: përqindja më e lartë e sipërfaqes së ofruar për Korporatën mbi kriterin bazë, të përllogaritur mbi sipërfaqen totale të metrave katrorë të zhvilluar në pronën shtetërore.

Kontrata fitohet nga subjekti që është vlerësuar nga Juria me çmimin e parë të projekt-idesë arkitekturore, nëse ka paraqitur një ofertë financiare, me përqindjen më të lartë për Korporatën, mbi kriterin bazë, sipas përcaktimeve të kriterit përzgjedhës. Me kërkesë të Korporatës nga pjesa takuese e saj, zhvillohet plotësisht projektideja arkitekturore e stadiumit “Selman Stërmasi”.
PANORAMASPORT.AL













