Seanca e parë stërvitore, Edi Martini ia nis nga puna te… Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2025 | 23:19

Seanca e parë stërvitore, Edi Martini ia nis nga puna te… Vllaznia

Trajneri Edi Martini, ia ka nisur nga puna, te skuadra e Vllaznisë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bëri me dije, se pas disa ditësh pushimi, futbollistët kuqeblu i janë rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor.  

502915065_1283016843832991_1094331683648867900_n

Vllaznia do të stërvitet në Shkodër për një periudhë afro dyjavore, para se të spostohet në një kamping jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për Kupat e Europës. 

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Pas disa ditësh pushimi, futbollistët 🔴🔵 i janë rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor. Trajneri Martini ka zhvilluar me skuadrën seancën e parë dhe kështu do të vazhdojë për një periudhë dyjavore, para se të spostohet në një kamping jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për Kupat e Europës.

 

PANORAMASPORT.A