“Rrufe” në qiell të hapur para Europës, një titullar drejt largimit nga Vllaznia
Kristi Qarri është drejt largimit nga Vllaznia. Kuqeblutë afruan Leon-Maurice Pohls dhe Qarri duket se do humbasë vendin e titullarit.

Vetë 24-vjeçari nuk do e priste mirë stolin, për këtë palët mund të shkojnë drejt ndarjes së rrugëve. Qarri ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e ekipit të parë nga viti 2020.
Sezonin e kaluar la pas një dëmtim të rëndë, që e mbajti për disa kohë jashtë fushave të blerta. 73 paraqitje me Vllazninë ku ka pësuar 78 gola, ndërsa 24 herë ka mbajtur portën e paprekur, bëjnë që të ketë shohë për një skuadër tjetër.
Interesant do të jetë fakti se cili prej portierëve do të preferohet nesër nga trajneri Martini. Sfida ndaj Vikingur për Ligën e Konferencës nis në orën 20:30.
PANORAMASPORT.AL













