Rrjetat e paprekura, por statistikat e Olimpija Ljubljana – Egnatia japin një tablo të qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2025 | 15:57

Rrjetat e paprekura, por statistikat e Olimpija Ljubljana – Egnatia japin një tablo të qartë

Takimi mes Olimpija Ljubljanës dhe Egnatias në “Stožice” përfundoi pa gola, por të dhënat statistikore tregojnë një pasqyrë të qartë të zhvillimit të lojës.

egnatia

Skuadra vendase regjistroi 16 gjuajtje gjithsej, ndërsa miqtë kishin 5. Nga këto tentativa, 3 të Olimpijës dhe 1 e Egnatias ishin në kuadrat. Përqindja e posedimit të topit ishte 66% për Olimpijën dhe 34% për Egnatian.

Në goditjet nga këndi, vendasit kryesuan me 8, kundrejt 2 të skuadrës shqiptare. Sa i përket disiplinës, Egnatia mori 9 kartonë të verdhë, ndërsa Olimpija nuk u ndëshkua me asnjë.

Këto statistika përmbledhin një ndeshje ku të dyja skuadrat ruajtën portën të paprekur, pavarësisht rasteve të krijuara.

PANORAMASPORT.AL