Rregulli që ndryshoi në fund dhe hapi polemika, Tirana përfiton nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 19:36

Rregulli që ndryshoi në fund dhe hapi polemika, Tirana përfiton nga FIFA

Basilio Ndong është ftuar nga Guinea Ekuatoriale për ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës. Fakt është se në ndeshjen e nesërme me Teutën mund të luajë.

Screenshot 2025-12-12 193530

FIFA vendosi që futbollistët afrikanë të japin kontributin e tyre në Europë, deri më 15 dhjetor. Për këtë edhe Basilio Ndong mund të llogaritet në Durrës.

Më pas ndaj Vllaznisë dhe Elbasanit pritet të mungojë, duke qenë se 26-vjeçari do të jetë në grumbullim me përfaqësuesen e tij. Mbrojtësi i krahut të majtë u aktivizua ndaj Dinamos dhe Partizanit, por pa lënë gjurmë.

Tirana po kalon një moment mjaft të vështirë ndërkohë. Për këtë në janar projektohen ndryshime rrënjësore.

PANORAMASPORT.AL