Rivalitet i fortë mes dy skuadrave në elitë, zbresin sot në fushë për sfidën e prapambetur
Sot në orën 15:00 do të luhet ndeshja mes Teutës dhe Dinamos. Ky takim është i prapambetur, ndërsa vlen për javën e parë të Superiores. Ndeshja në “Niko Dovana” gjen dy skuadra, që ndahen nga 1 pikë. Teuta ka 2 pikë, ndërsa Dinamo 3 pikë.

Historia e përballjeve mes Teutës dhe Dinamos në kampionatin shqiptar tregon një rivalitet të fortë, ku asnjëra skuadër nuk ka dominuar bindshëm mbi tjetrën që nga viti 1998-të e në vazhdin. Në total, janë luajtur 51 ndeshje, nga të cilat Teuta ka arritur të marrë 20 fitore, ndërsa Dinamo 18, dhe 13 duele janë mbyllur në barazim.
Performanca e Teutës – “Djemtë e detit” kanë ditur të tregojnë forcë sidomos në transfertë, ku kanë marrë 12 fitore në 27 takime jashtë fushës, ndërsa në shtëpi kanë fituar vetëm 8 nga 24 ndeshje. Në aspektin ofensiv, Teuta ka shënuar 55 gola, por ka pësuar po aq (57), duke treguar shpesh luhatshmëri mes mbrojtjes dhe sulmit. Në total, durrsakët kanë grumbulluar 73 pikë, pra gjashtë më shumë se Dinamo.
PERFORMANCA E DINAMOS – Nga ana tjetër, Dinamo ka qenë më e sigurt në “shtëpi”, me 11 fitore në 27 ndeshje, ndërsa jashtë fushe ka dalë triumfuese 7 herë. “Blutë” kanë realizuar 57 gola, dy më shumë se Teuta, por mbrojtja nuk ka qenë më e mirë, pasi kanë pësuar gjithashtu 55 gola. Në total, Dinamo ka mbledhur 67 pikë, duke mbetur disi pas rivalit nga Durrësi. Statistikat flasin për një përballje të balancuar, ku diferenca e pikëve është e vogël, vetëm 6 pikë në favor të Teutës. Po ashtu, golat e shënuar dhe të pësuar janë thuajse identikë, çka tregon se çdo sfidë mes dy ekipeve është e paparashikueshme dhe shpesh vendoset nga detajet.
PANORAMASPORT.AL













