Rival në grupin e Shqipërisë kundër Anglisë, ekipi i Superiores zyrtarizon portierin e kombëtares
Roberts Ozols është zyrtarisht portier i Bylisit. Ekipi i Superiores ka goditur në fundin e merkatos me portierin e kombëtares së Letonisë.

Ozols ishte në stol ndaj Anglisë rreth një vit më parë, ndërsa Shqipëria ishte në të njëjtin grup për kualifikueset e Botërorit 2026. 30-vjeçari ishte pa ekip këtë vit, pas eksperiencës me Audën në Letoni. Për të bëhet eksperienca e dytë jashtë Letonisë, pas asaj në Uzbekistan. Duhet thënë se Bylisi e afron pas largimit të Vashu dhe dëmtimit të Gurua.
Njoftimi i Bylis:
“Portieri i Kombëtares së Letonisë, 30-vjeçari Robert Ozols, me eksperiencë në disa klube të njoura në shtetin e tij si: Riga, Daugava, Liepaja dhe Auda si dhe në Uzbekistan. Ozols pritet që të jetë një pikë e fortë në katërkëndorin e portës së skuadrës sonë”.
PANORAMASPORT.AL













