Rikuperohet Berisha, Daja ka dyshime për mbrojtjen! Ja situata te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2026 | 21:04

Rikuperohet Berisha, Daja ka dyshime për mbrojtjen! Ja situata te Dinamo

Dinamo do të përballet të shtunën me Egnatian në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të synojë që të marrë 3 pikët e plota për të hedhur një tjetër hap të madh drejt “Final 4”.

dinamo

Gjendja e skuadrës te blutë nuk është më e mira e mundshme duke qenë se ka mungesa të shumta, megjithatë lajmi i mirë vjen për Bernard Berishën i cili ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati për takimin e radhës. Ndërkohë, Guindo që edhe ndaj Flamurtarit mori minuta, tashmë është në gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe Aliji e Neziri që vijnë nga dëmtime.

MUNGESAT- Dëmtimet janë kthyer në problem për blutë pasi Mustafa dhe Lorran janë ende jashtë ndërkohë që probleme ka edhe për Teikseirën. Mbrojtësi ka nisur rikuperimin e tij por nuk është në gjendjen më të mirë dhe me shumë gjasa do të lihet pushim në takimin e radhës ndaj Egnatias në kampionat. Sa i përket Ditës e Vilës, të dy janë jashtë për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të rikthehen vetëm ndeshjen e radhës ndaj Vorës në kampionat.

BILETAT- Klubi i Dinamos ka nxjerrë në shitje edhe biletat për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias dhe sërish këtë herë është hapur vetëm tribuna ballore e cila kushton 1 mijë lekë, dhe ajo pas porte për tifozerinë mike që ka çmimin e 500 lekëve. Sa i përket biletave në tribunën qendrore, çmimet janë 2 mijë lekë.

PANORAMASPORT.AL