Rikthimi në kryeqytet, Vora kërkon triumf ndaj Bylisit
Vora po përgatitet për ndeshjen e fundvitit, atë kundër ballshiotëve, një rival tashmë direkt për ta lënë pas, në luftën për mbijetesë.
Pas përfundimit të javës së 17-të situata te Vora po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante, pasi po kërcënohet pozicionimi i saj drejt fundit të tabelës kur mendon se ka dështuar në ndeshjen ndaj Dinamos e skuadrat ndjekëse të saj marrin pikë dhe i afrohen në hapa për ta kërcënuar si një skuadër, që duhet të bjerë nga kategoria.
Megjithatë në kampin vorak ekziston një ndjejnë optimiste kur kanë dy faza të tjera me më shumë ndeshje brenda fushës së saj e cila mund të inagurohet në 2026-ën, ndërsa përballja kundër Bylisit, luhet ditën e mërkurë në ora 13:30 në “Selman Stërmasi”.
PËRBALLJA ME BYLISIN – Duke qenë se Bylisi e ka kapërcyer pas fitores me Elbasanin, Vora kalon nën presionin e fitores ndaj tyre, duke pritur me padurim fitoren ndaj tyre në stadiumin e saj. Një fitore e vorakëve e cila nuk ndikohet nga ekipet e tjera do ta kalonte direkt sipër ballshiotëve në vendin e 7-të që është një zonë ndarëse me skuadra që rrezikojnë rënien nga kategoria.
Kështu që skuadra është e përkushtuar për te kjo përballje me dy arsye të fuqishme për fitore. Së pari, është kjo që Vora duhet patjetër të parakalojë në renditje Bylisin dhe së dyti fitorja do të ngrohë shumë entuziazmin e tifozerisë, e cila pritet të jetë e shumtë në këtë përballje të parë në stadiumin e tyre.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL













