Postuar: Shkurt 7, 2026 | 13:29
Rikthim i bujshëm për ish-sulmuesin e Skënderbeut, Peter Olainka gjen klubin e ri pas eksperiencës në Serbi
Peter Olainka nuk do të shkojë në Turqi siç u raportua dje. Informacionet e fundit tregojnë se sulmuesi ka vendosur të firmosë me APOEL.

Do të ishte një rikthim i bujshëm për nigerianin në Qipro. Aty ku Bylisi e huazonte rreth 13 vite më parë te Jenicami.
Më pas karriera e tij mori një kthesë të madhe, ndërsa ishte Skënderbeu që e nxori në pah. Akordi me APOEL është arritur dhe pritet vetëm firma.
Eksperienca e mëparshme me Crvena Zvezdën nuk ishte më e mira e mundshme. Olainka largohej mes tensionit në tetorin e kaluar.
PANORAMASPORT.AL













