Rikthehet Superiorja, sot luhen tri ndeshje. Mësoni axhendën e sfidave për javën e dytë
Superiorja do të kthehet sot me tri përballje mjaft interesant. Fillimisht Flamurtari-Bylis do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj” prej orës 16:00.

Më pas në orën 20:00 janë rezervuar dy takime. Egnatia do të presë Elbasanin, ndërsa Partizani sfidon Teutën.
Sfidat janë të vlefshme për javën e dytë. Nga skuadrat e përmendura më sipër, Partizani dhe Elbasani provuan shijen e fitores në javën e parë. Egnatia dhe Flamurtari u mposhtën, ndërsa Bylisi numëron 1 pikë. Teuta debuton sot në edicionin e ri futbollistik.
E shtunë, më 30 gusht. Java e dytë e Superiores
Flamurtari – Bylis, stadiumi “Adush Muçaj”, ora 16:00
Egnatia – Elbasani, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 20:00
Partizani – Teuta, stadiumi “Arena e Demave”, ora 20:00
PANORAMASPORT.AL













