Rikthehet një mbrojtës për Brdariç, Vllaznisë i mungon vetëm portieri Qarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2025 | 18:34

Rikthehet një mbrojtës për Brdariç, Vllaznisë i mungon vetëm portieri Qarri

Problemet me dëmtimet e futbollistëve kanë qenë të shumta për Vllazninë këtë sezon, ku shkodranët kanë “vuajtur” më shumë se çdo ekip i Superiores ndalesat e lojtarëve në infermieri.

vllaznia

Por, në periudhën e fundit, duket se kuqeblutë e kanë lënë pas fatin e keq me dëmtimet dhe grupi është thuajse i plotë në 100% për Brdariç dhe stafin e tij.

Në ditët e ardhshme pritet edhe kthimi zyrtar në fushë për Flori Spahijan, me mbrojtësin i cili ka disa javë që ka qenë jashtë fushave të blerta, por që së fundmi është bashkuar me grupin. E tashmë pritet që mëngjarashi të marrë edhe minuta në javët e ardhshme, ku edhe ndeshjet do jenë të shumta për kuqeblutë.

Në një periudhë që do jetë e ngjeshur për të gjitha skuadrat e Superiores. E vetmja mungesë kështu në radhët e 9 herë kampionëve të vendit vijon të jetë Kristi Qarri.

Portieri shkodran vuan nga një dëmtim që nga ndeshja e javës së 18-të të Superiores, ku Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Laçit. Rikthimi i gardianit me grupin nga sa mësohet nga burime pranë lojtarit do jetë në datën 15 mars.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL