Ribaj: Pak e vështirë të ngresh kokën. E ardhmja e Flamurtarit? Kemi një diskutim me presidentin Idrizi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 18:42

Ribaj: Pak e vështirë të ngresh kokën. E ardhmja e Flamurtarit? Kemi një diskutim me presidentin Idrizi…

Andi Ribaj, i cili e mbylli këtë sezon si trajneri i Flamurtarit, ka deklaruar se javën e ardhshme do të vendoset fati i klubit vlonjat. Pas humbjes me Vllazninë ai shpjegoi pse ishte vendosur që të mos luhej ndeshja me lojtarët e akademisë.

bandicam 2026-05-10 18-35-42-957

“Çdo ndeshje normalisht futemi për të marrë fitore, por siç e pamë në ndeshje, patëm shumë raste për të shënuar. Por futbolli është i tillë dhe mbaroi me fitoren e Vllaznisë.

Ndoshta sepse kampionati u mbyll që një javë më parë dhe është normalisht pak e vështirë të ngresh kokën pas sezonit. Janë probleme që sjellin edhe këtë fund.

Flamurtari ka nxjerrë talente, te akademia po punohet shumë mirë. Ka elemente, por sot kishim vendosur të vinim me ekipin e plotë. Është rasti i Lushajt, ka edhe 4-5 elementë që i kishim thërritur gjatë sezonit, por kishim vendosur me stafin që të ishte ekipi i plotë dhe të mbyllnim denjësisht këtë kampionat.

E ardhmja? Kemi lënë një diskutim për javën që vjen me presidentin dhe pastaj të vendoset çdo gjë për t’u rikthyer më të fortë. Sepse presidenti i Flamurtarit, në këto vite që kam qenë e më përpara, ka bërë investime jashtëzakonisht të mëdha dhe dëshiroj shumë që të ketë shumë sukses Flamurtari në vazhdim”, tha Ribaj për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL