Revolucion në sezonin e ri, largimi i shtatë zyrtar dhe vetëm një i afruar pas arritjes në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2025 | 15:50

Revolucion në sezonin e ri, largimi i shtatë zyrtar dhe vetëm një i afruar pas arritjes në elitë

Vora ka larguar lojtarë më tepër se çdo klub tjetër i Superiores. Pasi u shpallën kampion në Kategorinë e Parë, po punojnë për sezonin e ri.

Kategoria-Superiore

Largimi i fundit zyrtar është i Evans Aneni. “Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Evans Aneni. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Evans për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruan Vora.

Aneni pason gjashtë lojtarë të larguar më parë zyrtarisht. Bëhet fjalë për Dukën, Skënderin, Jatën, Ismailin, Ntepen dhe Likën. Ndërkohë lojtari i vetëm i prezantuar si afrim deri tani është Romeo Harizaj.

Screenshot 2025-06-05 154905

PANORAMASPORT.AL