Reperi i njohur italian zgjedh Partizanin nga Shqipëria, shfaqet para publikut me fanellën e “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2025 | 12:06

Reperi i njohur italian zgjedh Partizanin nga Shqipëria, shfaqet para publikut me fanellën e “demave”

Reperi italian Gue Pekueno ka tërhequr vëmendjen në koncertet e fundit, duke u shfaqur dy ditë radhazi me fanellën e Partizanit. 

Screenshot 2025-09-05 120623

Në turin që po vazhdon, reperi milioner u ngjit në skenë duke veshur fanellën e “demave”. Foto e tij është shpërndarë edhe nga kryeqytetasit. Kështu artisti në fjalë ka zgjedhur të përfaqësojë Partizanin,

Gue përzgjedh vazhdimisht klube të ndryshme, për të veshur fanellën e tyre në koncerte. Reperi milioner është mjaft i famshëm, ndërsa numëron 2.7 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Postimi i fundit i shpërndarë në profilin e tij me bluzen e Partizanit numëron mbi 35 mijë pëlqime. Dhe si në herët e kaluara nuk mund të mungonin komentet pozitive.


View this post on Instagram

A post shared by ·Samü· (@samuelb4z)


Screenshot 2025-09-05 115602

PANORAMASPORT.AL