RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Rivalitet i ashpër në të dy frontet, si ndryshon tabela pas 3 dueleve të së dielës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2025 | 22:03

RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Rivalitet i ashpër në të dy frontet, si ndryshon tabela pas 3 dueleve të së dielës

U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 32-të të Superiores, që prodhuan në total 6 gola. Spikasin triumfet e Partizanit dhe Skënderbeut në shtëpi respektivisht ndaj Laçit dhe Dinamos, ndërkohë dueli në “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Teutës u mbyll me rrjeta të paprekura.  

axhenda superiore

Falë triumfit të sotëm, Partizani u ngjit në kuotën e 47 pikëve, plot 7 më shumë se Elbasani, që do të përballet nesër ndaj Tiranës, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të parakalojë përkohësisht në renditje Tiranën dhe Bylisin duke u ngjitur në vendin e tetë në renditje, por vlen të theksohet fakti se si Bylisi ashtu dhe Tirana, kanë nga një ndeshje më pak, atë të ditës së nesërme. 

Rivalitet i ashpër në të dyja frontet si atë për kreun, por edhe për zonën e mbijetesës.  Kjo javë do të mbyllet ditën e nesërme me dy duelet Bylis-Egnatia dhe Elbasani-Tirana.  

RENDITJAAAAA

PANORAMASPORT.AL