Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 18:39
RENDITJA| Kategoria e Parë, Grupi B/ Garë spektakolare për vendet e para, 7 ekipe ngjitur me njëra-tjetrën
Gara në grupin B në Kategorinë e Parë, sa vjen dhe bëhet më e bukur, kjo edhe për shkak se janë disa skuadra që luftojnë për vendet e para të tabelës.

Në javën e 8-të, Egnatia e vendit të parë ishte pushim, por kjo nuk i largoi rrogozhinasit nga kreu i renditjes, teksa tashmë janë në kuotë të barabartë pikësh edhe me Lushnjën, 12 pikë. Pas tyre menjëherë vjen Tomori me 11 pikë, që mposhti Besën e vendit të 4-t.
Nuk mbetet pas as Pogradeci, i cili me regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat ndaj Flamurtarit dhe tani renditet i pesti me 9 pikë. Ndërkohë Flamurtari dhe Turbina ndajnë vendin e 6-të dhe të 7-të me nga 7 pikë. Elbasani mbyll renditjen me zero pikë.

PANORAMASPORT.AL













