Postuar: Prill 7, 2025 | 21:56
RENDITJA E SUPERIORES/ Partizani rrezikon pjesëmarrjen në “Final 4”, sa shumë rivalitet për mbijetesën! Ja si ndryshon tabela pas javës së 33-të
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, uli siparin e javës së 33-të të Superiores. Triumfi i bardhebluve 3-0 ndaj të kuqve, i ndërlikon ndjeshëm pozitat e “Demave” për sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4”, teksa tashmë diferenca nga Elbasani i vendit të 5-të është ngushtuar në vetëm 1 pikë.

Triumfi i skuadrës së Gvozdenoviç ndaj Egnatias, e ka bërë më interesante garën për “Final 4”, teksa rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën, me Skënderbeun, Bylisin, Tiranën, Teutën dhe Laçin, që duket se do të luftojnë deri në javën e fundit.

Kryeson Egnatia me 58 pikë e ndjekur nga Dinamo me 55, në vend të tretë Vllazniam e 52 pikë.
PANORAMASPORT.AL













