RENDITJA E SUPERIORES/ Nuk fiton asnjë nga ndjekësit e Vllaznisë, tre pikë të rënda për Vorën dhe Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2025 | 19:27

RENDITJA E SUPERIORES/ Nuk fiton asnjë nga ndjekësit e Vllaznisë, tre pikë të rënda për Vorën dhe Partizanin

Java e 7 e Superiores është mbyllur me dy ndeshjet e të dielës që kanë dhuruar rezultate të cilat kanë qenë të rëndësishme për të dy kahet e klasifikimit.

superiore renditja

Vora ka mundur Elbasanin dhe ka frenuar kësisoj një tjetër ndjekës të Vllaznisë kryesuese. Njëkohësisht, skuadra e drejtuar nga Arjan Bellaj largohet nga zona e ftohtë dhe u afrohet më shumë skuadrave që pretendojnë për katërshen e parë.

Ndërkohë, fitorja e Partizanit ndaj Flamurtarit ka larguar të kuqtë nga fundi, ndërsa ka zhytur edhe më shumë vlonjatët në vendin që mbyll tabelën e klasifikimit në një krizë që nuk po gjen zgjidhje as me ndërrimin e trajnerit.

dgfdfgdfgdgfgdfgdfdgfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL