Rauf Dimraj emërohet zv.ministër i Sporteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2014 | 9:47

Rauf Dimraj emërohet zv.ministër i Sporteve

DimrajRauf Dimraj është emëruar zv.ministër i Arsimit dhe Sportit. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. Ishshefi i klubit të Tiranës, në kohën kur Edi Rama ka qenë në krye të bashkisë së kryeqytetit, ka marrë dje postin e zëvendësministrit të Sporteve, pas propozimit të bërë nga vetë kryeministri. Marrja e postit prej Dimrajt do të bëhet pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Kujtojmë që te bardheblutë, ai veç detyrës së shefit të klubit, ka pasur edhe atë të përgatitësit atletik. Megjithatë, vetëm tri vite më parë ai u largua nga kjo detyrë. Pas një shkëputjeje të vogël, Dimraj shkoi te Laçi, ku edhe atje ka pasur të njëjtin pozicion.